Prezentimi i ALNUG dedikuar web-it

Të shtunën më 9 qershor 2012 në Prishtinë më saktësisht në Innovation Center Kosova, u mbajt ngjarja kushtuar Web-it nga ALNUG (Albanian .Net User Group). Këtu pata rastin dhe nderin që ta prezentoj Orchard CMS si dhe me mundësitë të cilat i ofron kjo open source platformë.

Gjithashtu në këtë ngjarje morën pjesë edhe anëtarë tjerë të ALNUG të cilët prezentuan këto platforma:

Gjithashtu një falemnderim i veqantë i dedikohet liderit të ALNUG Betim Drenica i cili premtoi se takime të këtij lloji do të zhvillohen sa më shpesh që të jetë e mundur në mënyrë që komuniteti i zhvilluesve të .NET teknologjive të jetë i informuar më teknologjitë më të reja.

Hyrje në Silverlight 4

Silverlight 4 është platformë e Microsoft për RIA (Rich Internet Applications). Është platformë e njejtë sikurse Adobe Flash edhepse disa gjëra janë më lehtë për tu realizuar në Adobe Flash, por realizimi i aplikacioneve client-server (aplikacionet më të zakonshme tek ne) është më i lehtë me Silverlight 4.
Aplikacionet në Silverlight janë të shpërndara përmes web faqeve (ang. web pages) duke shfrytëzuar media tagat të cilat e aktivizojnë plugin-in e Silverlight për të ekzekutuar kërkesën e caktuar që vjen nga shfrytëzuesi te web server-i. Në Silverlight 4 gjithashtu mund të krijoni OOB (Out Of Browser) aplikacione të cilat instalohen nga shfrytëzuesi dhe startohen sikur çdo Windows aplikacion përmes Start menysë. Silverlight 4 kohëve te fundit është shndërruar në një nga dy platformat për zhvillim të aplikacioneve për Windows Phone 7. Aplikacionet në Silverlight 4 posedojnë çasje të limituar në resurset lokale të shfrytëzuesit gjë e cila kufizon zhvilluesin e aplikacionit.
Aplikacionet e zhvilluara në Silverlight 4 punojnë në të gjitha platformat kryesore si Windows, Linux, iOS si dhe në shfletuesit kryesorë: Internet Explorer, Firefox, Google Chrome dhe Safari. Prandaj, ju duke zgjedhur zhvillimin e aplikacioneve në Silverlight 4, nuk limitoni shfrytëzuesit në atë se cilën platformë duhet ta kenë të instaluar në pajisjen e tyre për ta shfrytëzuar aplikacionin tuaj. Skenari ideal për zhvillim të aplikacioneve në Silverlight 4 është: Line of Business applications (LOB Applications) si dhe në zhvillimin e Windows Phone aplikacioneve.
Nga ajo sa u tha më sipër mund të themi se Silverlight 4 është platformë e fuqishme e Microsoft-it më të cilën ju komunitetit tuaj i ofroni aplikacione mjaft efikase.

Përshëndetje!

Përshëndetje unë quhem Qëndrim Jusufi dhe ky është blog-u im personal! Këtu mund të gjeni informacione kryesisht për temat që kanë të bëjnë me zhvillim të softuerit (më saktësisht temat që kanë të bëjnë me aftësitë të cilat i posedoj dhe i kam përshkruar në mini CV-në time në faqen About). Shpresoj që temat dhe zgjidhjet të cilat do t’i ofroj në këtë blog do të ngjallin interesimin tuaj.

Me respekt,

Qëndrim Jusufi